Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se nuk do të japë urdhër që amerikanët të përdorin maskë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Deklarata e tij erdhi pasi eksperti i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci i kërkoi udhëheqësve të SHBA-së që ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës, transmeton lajmi.net.
Sipas Faucit, “maska është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ne duhet ta mbajmë”.