Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se amerikanët kërkuan që të mbahet takimi me 27 qershor në Washington, e i cili u anulua për shkak të publikimit të akuzave nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e ku pas kësaj edhe Hoti vendosi të mos shkojë në Amerikë.
“Ne vlerësuam se delegacioni u përgjysmua dhe vendosëm ashtu. Ne e kuptuam vetëm pasi zbritëm në Vjenë. Ishte befasi por është çështje e drejtësisë”, është shprehur Hoti
Tutje ai tha se amerikanët kërkuan që takimi të mbahej, megjithatë e mirëkuptuan situatën.
“Ndodhi ajo që ndodhi, derisa delegacioni u përgjysmua vendosëm se është më mirë të shtyhet për një herë tjetër. Biseduam me ambasadorin Grenell dhe ata kërkuan që takimi të mbahet pavarësisht çka ndodhi, ka thënë Hoti në T7.
Por, pas diskutimeve dhe vlerësimeve të situatës që kam bërë, unë kam kërkuar që të shtyhet takimi dhe ata kanë mirëkuptuar.