Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi, pak javë pasi që ishte konfirmuar si pozitiv, përcjell InLajmi.
Gashi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se tashmë e ka kaluar këtë sfidë.
Postimi i plotë i tij:
Te nderuar miq,
Pas nje periudhe te perballjes me virusin COVID-19, mund te konfirmoi se tashme e kam kaluar kete sfide. Ju falenderoj shume per kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes time.
Kujdesuni per vete dhe te tjeret, veproni sigurt, ruajeni shendetin!
Faleminderit!/InLajmi/