COVID-19 po përhapet me ritme te shpejta në Shqipëri, duke prekur ndjeshëm moshat e reja.
Mosha mesatare është ulur dhe sipas të dhënave zyrtare mbi statistikat e vdekjeve nga Ministria e Shëndetësisë, të përpunuara nga Monitor, më 15 korrik (me 101 jetë të humbura) mosha mesatare arriti në 67.8 vjeç, nga 71,2 vjeç që ishte në javën dytë të prillit (12 prill, me 23 jetë të humbura).
Që nga muaji i dytë i pandemisë e deri tani mosha e vdekurve nga Koronavirusi është ulur me 3.4 vite. Nga fillimi i korrikut fillimi i qershorit mosha mesatare është ulur me 1.3 vjet.
Ulja e moshës mesatare ka qenë e dukshme tek femrat.
Më 15 korrik mosha mesatare grave që humbën jetën nga COVID-19 ishte 67.8 vjeç nga 77 vjeç që ishte në 12 prill, pas disa rasteve të moshave të reja që nuk e përballuar sëmundjen, siç ishin 49 dhe 21-vjeçarja që ndërruan jetë ditën e djeshme, raporton monitor.
Ndërsa për meshkujt mosha mesatare është pothuajse e pandryshuar në rreth 68 vjeç.