Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në zonën e Korçës, në fshatin Hoçisht mbrëmjen e sotme.
Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 dhe thellësi 2 km. Epiqendra ishte 11 km në juglindje të Korçës dhe 123 km në juglindje të Tiranës.
Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëmtime materiale.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme në Korçë u ndjenë lëkundje tërmeti me vetëm 1 km thellësi e magnitudë 3.6, përcjell IconStyle.
Kohët e fundit, vendi ynë është lëkundur herë pas here nga tërmete të ndryshme, që sipas sizmiologëve lidhen me tërmetin e 26 nëntorit.