Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, përcjell InLajmi.
“Duke përgëzuar të gjitha partitë për rezultatet, në veçanti uroj të gjithë ata që fituan besimin e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e tyre”, është shprehur Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Maqedonia Veriore përmbylli me sukses procesin e zgjedhjeve parlamentare. Partitë politike dhe qytetarët, me maturi e kulturë politike, treguan orientimin e tyre për shtet që respekton vlerat universale të demokracisë.
Duke përgëzuar të gjitha partitë për rezultatet, në veçanti uroj të gjithë ata që fituan besimin e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e tyre.
Edhe njëherë, ju bëj thirrje liderëve shqiptarë që për hir të votuesve të tyre, të bashkohen për qeverisjen e vendit./InLajmi/