• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 27 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Deri kur do të vazhdojë intervistimi i Presidentit Thaçi?

J G nga J G
16 July 2020
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Deri kur do të vazhdojë intervistimi i Presidentit Thaçi?
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi më i gjatë i marrjes në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara për Kosovën të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Hagë. Intervistimi i Thaçit vazhdon edhe sot.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vendosi të heshtë edhe pas ditës së tretë të marrjes në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Hagë. Në ditën e tretë ai dëshmoi prej orës 13:00 deri në ora 19:00, por duket se prokurorëve nuk u kanë mjaftuar as tri ditë dëshmi. Sipas burimeve të afërta me prokurorinë, pritet që sot të jetë dita e fundit e marrjes në pyetje. Kjo do të thotë se ish-lideri politik i UÇK do të jetë personi, që është intervistuar më së gjati prej rreth 200 personave që janë ftuar në Dhomat e Specializuara – si të dyshuar apo dëshmitarë të mundshëm.

Heshtja e presidentit për opinionin publik

Kreu politik i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës parakaloi para gazetarëve dhe rreth 30 mbështetësve të tij që kishin ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Belgjika, në shenjë mbështetjeje, pa thënë asnjë fjalë. Burimet tona thonë se presidenti u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve.

Në ndryshim prej tij, shumë të dyshuar të tjerë për krime, si kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi dhe të tjerë, janë mbrojtur në heshtje para prokurorëve. Intervistimet e tyre kanë zgjatur vetëm pak kohë, por ka pasur dhe të tillë, që si presidenti, kanë vendosur që para prokurorëve të paraqesin argumentet e tyre. Deri tani në Dhomat e Specializuara në Hagë janë ftuar për t’u marrë në pyetje rreth 200 vetë – të dyshuar për krime, apo në cilësinë e dëshmitarëve të mundshëm.

Thaçi parakalon pa thënë asnjë fjalë para gazetarëve dhe rreth 30 mbështetësve të tij që kishin ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Belgjika.

Dy ditë më parë, më 13 korrik, presidenti është marrë për herë të parë në pyetje nga prokurorët. Në ditën e parë ai foli edhe para gazetarëve, dhe tha se dita e parë ka kaluar me shpjegimin e „teknikaliteve” mes prokurorëve dhe mbrojtësit të tij Pierre Richard Prosper. Ndërsa para hyrjes në godinën e Dhomave të Specializuara të hënen, në gjuhën angleze, ai tha se në Hagë ka ardhur për të respektuar atë për të cilën ka ëndërruar dhe luftuar – “një Kosovë të lirë e të pavarur, të mbështetur tek të drejtat e barabarta për këdo, një shoqëri multietnike dhe sundimi i ligjit”.

Gatishmëri për përballje me drejtësinë

Presidenti Thaçi, kreu i PDK Kadri Veseli (në kohën e luftës shef i shërbimit sekret në UÇK) dhe të tjerët janë akuzuar nga prokuroria për krime lufte, krime kundër njerëzimit, tortura dhe përndjekje të shqiptarëve, serbëve, romëve dhe të tjerëve në kohën e luftës së Kosovës dhe më pas. Thaçi, Veseli dhe të tjerët fajësohen nga prokurorët për 100 vrasje, ku janë vrarë qindra persona.

Prokurorët e kanë dorëzuar aktakuzën tek gjykatësi i procedurës paraprake më 24 prill 2020. Gjykatësi i procedurës paraprake ka në dispozicion gjashtë muaj për të konfirmuar apo për të hedhur poshtë aktakuzën e prokurorit. Prokurori ka vendosur që ta publikojë aktakuzën vetëm tri ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë (të pëanifikuar për 27 qershor), me shpjegimin se Thaçi dhe Veseli “po bëjnë presion ndaj Gjykatës dhe po angazhohen në mënyrë sekrete për shuarjen e saj”.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell është shtyrë. Ndërsa presidenti Thaçi është kthyer nga rruga për në Uashington dhe kumtoi se është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

Gjykata Speciale për krimet e luftës të UÇK-së është themeluar nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015. Ajo është bërë funksionale në vitin 2016. Kryetare e saj është Ekatarina Trendafilova.

Vetë presidenti Thaçi ishte ai i cili në vitin 2015 këmbënguli më së shumti për themelimin e Gjykatës Speciale, me shpjegimin se nëse nuk themelohet nga parlamenti i Kosovës, ajo do të themelohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, shkruan DW.

Gjykata Speciale është themeluar mbi bazën e akuzave të paraqitura nga eurodeputeti zviceran Dick Marty, i cili pretendon se disa nga krerët e UÇK kanë qenë të përfshirë në trafik me organe njerëzore, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Presidenti Thaçi është përmendur më shumë se 20 herë në raportin e tij.Presidenti Thaçi ka hedhur poshtë kërkesat për dorëheqje me fjalët se do të dorëhiqet nga posti i presidentit, vetëm nëse aktakuza kundër tij konfirmohet nga gjykatësi. Pritet që marrja e tij në pyetje të përfundojë ditën e enjte, vetëm dy orë para se në Bruksel të takohen kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, për të vazhduar dialogun e ngrirë në vitin 2018.

Tags: Gjykata SpecialeHagëHashim Thaçi
Postimi i mëparshëm

Krasniqi: Fokus kryesor do të jetë mbrojta e konsumatorëve dhe e prodhuesve

Postimi tjetër

Ndërron jetë një 6 vjeçar, mori veturën e babait dhe u aksidentua

Të ngjajshme Postime

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit
KRYESORE

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë
KRYESORE

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë
Politikë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet
KRYESORE

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake
KRYESORE

Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake

25 September 2025
Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike
KRYESORE

Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

25 September 2025
Postimi tjetër
Ndërron jetë një 6 vjeçar, mori veturën e babait dhe u aksidentua

Ndërron jetë një 6 vjeçar, mori veturën e babait dhe u aksidentua

Lajmet e fundit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu