Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj skandalit në zyret e BE-së ku u pa libri “Kosova e Metohija” në takimin e Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe presidentitVuçiq, përcjell InLajmi.
Ajo tha se Bashkimi Evropian po kërkon nga Kosova që të ulet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë dhe të kontribuojë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të.
Kurse janë vet këta zyrtarë që promovojnë pamje të cilat aspak nuk janë diplomatike e sidomos nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.
“Libri të cilin e ka vendosur në tavolinën e tij gjatë një takimi të sotëm me Presidentin serb Vuçiq është fyerje për shtetësinë e Kosovës” shkroi ajo.
Musliu tha se çdo zyrtar i BE-së duhet ta dijë se vetëm një emër e ka shteti ynë, KOSOVA. E ka në Kushtetutë, nuk mund t’ia ndërrojë askush dhe e mban për krenari./InLajmi/