Prokurori Xhelal Bajrami gjithashtu edhe kryetar i Komisionit për ndjekjen e parregullsive gjatë zgjedhjeve, tha se vlerësimi i parë i komisionit është se zgjedhjet janë mbajtur në atmosferë të qetë dhe pa numër të madh të parregullsive.
Ai tha se në adresën “izbori@jorm.mk” në të cilën qytetarët kanë mundur të denoncojnë parregullsitë, kanë arritur 24 raportime.
“Këto raportime janë pranuar në prokurori, por të njëjtat janë shkelje në pajtim me nenin 190 paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor dhe për procedurë të mëtejme kompetente janë organe tjera”, tha Bajrami, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se tre raportime kanë të bëjnë me fotografimin e fletvotimeve, shtatë janë dorëzuar nga një shoqatë qytetare e cila ka vërejtur agjitim. Ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me publikimet në rrjetet sociale.