Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë i’u ka rekomanduar Qendrave të Mjekësive Familjare në Prishtinë që të mos i referojnë asnjë pacientë për testim në QKMF, përcjell InLajmi.
Sipas dokumentit i cili është shpërndarë edhe tek këto qendra:
- Të mos referohet asnjë pacientë për testim në QKMF Prishtinë pavarësisht simptomave por:
- Rastet me simptoma të lehta të dërgohen në vet-izolim me terapi simptomatologjike dhe
- Rastet më të rënda të referohen në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse të QKUK-së.
Në njoftimin nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare bëhet e ditur se ky rekomandim është nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësis Publike.
Dokumenti është i publikuar më 14 korrik. /InLajmi/