Kampionati Botëror i vitit 2020 do të fillojë më 21 nëntor të atij viti dhe mbaron më 18 dhjetor, ka bërë të ditur para pak minutave FIFA.
Stadiumi ‘Al Bayt’, një arenë me kapacitet prej 60 mijë spektatorëve që merr emrin dhe formën e tij nga çadrat tradicionale të përdorura nga popujt nomadë në rajonin e Gjirit, do të jetë stadiumi që do ta hap Botërorin të hënën 21 nëntor 2022 në orën 13:00 me kohën tonë lokale.
Kohët e fillimit të ndeshjeve për fazën e grupeve grup janë caktuar për në orën 13:00, 16:00, 19:00 dhe 22:00, ndërsa takimet e fundit në grup dhe faza e nokautit 18:00 dhe 22:00 (me kohën tonë lokale), transmeton Metro.
Stadiumi Ndërkombëtar ‘Khalifa’ do ta mirëpresë ndeshjen për vendin e tretë më 17 dhjetor. Finalja do të fillojë një ditë më vonë në orën 18:00 në ‘Lusail Stadium’ para një turme me 80 mijë tifozë.