Ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nxitur replika të ashpra mes sekretarit të OVL-UCK-së, Faton Klinakut dhe anëtares së LDK-së, Melihate Tërmkolli.
Anëtarja e LDK-së, ka thënë se Gjykata Speciale nuk po e gjykon UÇK-në, por individë.
“Nuk mendoj se po gjykohet UÇK-, presidenti e ka ditë prej fillimi edhe kryetari i PDK-së, e ka ditë që janë pjesë e këtij procesi. Nuk po gjykohet UÇK e cila ka luftu për drejtën e këtij vendi”, ka deklaruar ajo në Debat Plus në RTV Dukagjini,
Pas kësaj ka reaguar sekretari i OVL- UÇK-së, ,Faton Klinaku duke thënë se është duke u gjykuar UÇK, pasi që po thirren të gjitha strukturat e saj.

















