Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 64 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 41 të konfirmuar, dhe 23 në pritje të rezultateve, përcjell InLajmi.
Nga pacientët e shtrirë 16 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar
me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 3 operacione.
4 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore.
167 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,032 analiza./InLajmi/