• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 25 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Vazhdojnë përpjekjet e familjarëve për të vizituar pacientët me koronavirus

J G nga J G
14 July 2020
në Kosovë
0 0
0
Vazhdojnë përpjekjet e familjarëve për të vizituar pacientët me koronavirus
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kanë marrë masa për të pamundësuar qasjen e familjarëve të personave të sëmurë nga COVID-19, si dhe individëve tjerë të paautorizuar, në klinikat ku këta të fundit po trajtohen.

Pavarësisht që familjarëve të personave me koronavirus, sëmundje kjo që shkaktohet nga COVID-19, u ndalohet qarkullimi i lirë jashtë shtëpive të tyre, për shkak se konsiderohen si persona të kontaktit të ngushtë me të infektuarin, në disa raste familjarët e tillë kanë gjetur mënyra për të hyrë brenda klinikave ku po trajtohen familjarët e tyre të infektuar.

Këtë e konfirmojnë edhe zyrtarët e Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK).

Për më shumë, sipas tyre, asnjë personi, që nuk i takon stafit shëndetësor që përkujdeset për këta pacientë, nuk i lejohet qasja në klinika, si dhe kontakti me personat me koronavirus.

Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë qytetarët e vendit, e sidomos familjarët e personave të infektuar me koronavirus dhe që janë duke marrë trajtim spitalor, kanë për obligim që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe të atyre qeveritare.

“Ata nuk lejohet të dalin nga shtëpitë e tyre. Duhet të jenë të vetizoluar për shkak se janë raste të kontaktit. Pra, e kam fjalën për anëtarët e ngushtë të familjes. Pra, fillimisht, ata duhet që të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë që sigurimi fizik (në QKUK) i ka të gjitha kompetencat për të ndaluar hyrjen e tyre. Fatkeqësisht, ndonjëherë, ka edhe persona që gjejnë rrugë alternative për t’u qasur deri te klinikat dhe brenda tyre. Por, mendoj që është e vërtetë që ka ende vend për përmirësim për këtë çështje. Megjithatë, mendoj se tani është duke shkuar në atë drejtim dhe menaxherët e klinikave janë duke marrë masa që kjo mos të vazhdojë”, tha Krasniqi.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më 5 korrik për disa raste kur familjarë të pacientëve me sëmundjen Covid -19, kanë deklaruar se kanë qëndruar pranë të afërmve të tyre gjatë mjekimit në QKUK.

Humolli: Shoqërimi i pacientëve me COVID-19 brenda QKUK-së, në kundërshtim me udhëzimet e OBSH-së

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, kanë deklaruar se qasja dhe prania e personave që nuk i takojnë stafit shëndetësorë te personat e infektuar në klinikat ku ata po trajtohen, është e ndaluar.

Isme Humolli, zyrtare për emergjenca e OBSH-së në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë që prania e familjarëve ose çdo individi që nuk është pjesë e stafit mjekësor në klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus, bie ndesh jo vetëm me rekomandimet e OBSH-së, por edhe me Ligjin për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse.

“Insistimi i familjarëve është çështje subjektive. Ata dëshirojnë që të jenë pranë familjarëve. Këtë duhet ta kuptojmë. Por, janë institucionet dhe sistemi, të cilët nuk duhet të lejojnë një gjë të tillë. Ne, si punëtorë të shëndetit publik, duhet t’i bindim që kjo është gabim, duke komunikuar me ta. Vetëm kjo, duke u shpjeguar se mundësia e bartjes së infeksioneve, jo vetëm e COVID-19 brenda në spital, por edhe e infeksioneve tjera, është shumë e madhe”, theksoi Humolli.

Policia ndihmon në ndalimin e qasjes të së paautorizuarave në klinika

Më 1 korrik, Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19. Një njërën nga këto pasa parashihej “ndalimi i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore”.

Por, gjithashtu, në këtë rekomandim, ishte thënë që “lejohet vetëm një person sipas nevojës”.

Sipas Humollit, ky rekomandim, i cili aktualisht më nuk vlen, ishte thënë në mënyrë të gabuar.

“Jo që është keqkuptim, por ndoshta është thënë edhe në mënyrë të gabuar. Por, ajo në fakt është suspenduar. Me masat e reja që janë vënë, ajo nuk është e vlefshme më. Kur ndërmerren masat e reja, çdo masë që ka qenë më herët, suspendohet. Por, nuk guxon asnjë person, përveç pacientëve dhe personelit shëndetësor, që të jetë i pranishëm në ambientet shëndetësore në rastet e epidemisë dhe pandemisë”, tha Humolli.

Përpjekjet e individëve të caktuar për të hyrë brenda klinikave ku janë duke u trajtuar pacientët me koronavirus, kanë vazhduar, ndonëse jo me intensitetin e disa ditëve më parë.

Vizitave të palejuara në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19, në Klikën Infektive, atë të Pulmologjisë dhe në Qendrën e Mjekësisë Sportive, kanë shtyrë zyrtarët e SHSKUK-së që të rrisin sigurinë fizike, në veçanti për këto klinika.

Krasniqi thotë që tashmë për këtë kanë kërkuar edhe ndihmën e Policisë së Kosovës.

“Kam kërkuar nga drejtorët (e klinikave) që të zbatojnë rregullat për sa u përket moslejimit të familjarëve nëpër dhomat e pacientëve. Përveç kësaj, kam kërkuar në formë zyrtare dhe me shkrim edhe nga policia e Kosovës. Për Klinikë Infektive ka qenë edhe më herët. Por, kam kërkuar që edhe për Klinikën e Pulmologjisë dhe njësinë intensive të Qendrës së Mjekësisë Sportive të ndihmohet me një ekip mjekësor dhe me një ekip të policisë, statike, 24 orë në ditë. Tashmë tre patrulla i kemi, një te Pulomologjia, një te Infektiva dhe një te Mjekësia Sportive”, u shpreh Krasniqi.

Praninë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në hapësirën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për të parandaluar qasjen e personave të paautorizuar në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, bazuar në planifikimet e saj, me qëllim të parandalimit të pandemisë, bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet e saj, përfshirë dhënien e asistencës edhe ndaj institucioneve tjera, siç janë ato të shëndetësisë, inspektorëve sanitarë dhe të tjera”, theksoi Kelani.

Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitaleve të përgjithshme në Kosovë, aktualisht janë duke u mjekuar mbi 300 pacientë të diagnostikuar me sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus e deri më 14 korrik janë regjistruar 5.118 raste. Prej tyre 108 pacientë kanë vdekur , 2.370 janë shëruar, ndërsa raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2.640 pacientë.

Tags: FamiljarëtKoronavirusiPoliciaQKUK
Postimi i mëparshëm

Kina regjistron 5 raste të reja me koronavirus

Postimi tjetër

Ndërron jetë një paciente me koronavirus në Spitalin e Pejës

Të ngjajshme Postime

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident trafiku në Lipjan, humb jetën ngasësi i motoçikletës

24 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten deri në 34 gradë celsius

24 June 2025
Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim
Kosovë

Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim

23 June 2025
Rizvanolli: Termocentralet e vjetra rrezikojnë sigurinë energjetike, po ndërmarrim rehabilitime historike
Kosovë

Rizvanolli: Termocentralet e vjetra rrezikojnë sigurinë energjetike, po ndërmarrim rehabilitime historike

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
Stuhi e fortë në Gjevgjeli, një person humb jetën nga rrufeja
Kosovë

2 persona arrestohen për tentim vrasje në Drenas, e goditën viktimën me shkop druri në kokë

22 June 2025
Postimi tjetër
Ndërron jetë një paciente me koronavirus në Spitalin e Pejës

Ndërron jetë një paciente me koronavirus në Spitalin e Pejës

Lajmet e fundit

50 gjëra për çifte pa telefon: Për më shumë afërsi, lidhje emocionale dhe dashuri të qëndrueshme

50 gjëra për çifte pa telefon: Për më shumë afërsi, lidhje emocionale dhe dashuri të qëndrueshme

25 June 2025
I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit

I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit

25 June 2025
Sadiku skeptik për ndërtimin e urave të reja mbi Ibër: E mbështes iniciativën, por nuk është momenti

Sadiku skeptik për ndërtimin e urave të reja mbi Ibër: E mbështes iniciativën, por nuk është momenti

24 June 2025
Peshkaqeni i bardhë shfaqet në Adriatik

Peshkaqeni i bardhë shfaqet në Adriatik

24 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident trafiku në Lipjan, humb jetën ngasësi i motoçikletës

24 June 2025
Dasma e shekullit: Gjithçka që dihet për martesën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez

Dasma e shekullit: Gjithçka që dihet për martesën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez

24 June 2025
Si ndikojnë antidepresivët e marrë gjatë shtatzënisë në zhvillimin normal të fetusit

Si ndikojnë antidepresivët e marrë gjatë shtatzënisë në zhvillimin normal të fetusit

24 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu