Kati i dytë i Klinikës së Neurologjisë në QKUK me kapacitet prej 60 shtretërish do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me koronavirus ka konfirmuar drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, raporton InLajmi.
“Gjatë këtyre dy ditëve kemi marrë vendime të rëndësishme si me shtimin e kapacitete të shtretërve, por edhe resurseve”.
“Në Klinikën e Neurologjisë do të shtohen 60 sepse klinika Infektive është e mbushur me pacientë”.
Sipas tij, pacientët me forma të lehta të sëmundjes do të mbahen në spitalet rajonale prej nga vijnë.
“Sot kemi marrë vendim në bashkëpunim me ministrin dhe kryeministrin që spitalin e Vushtrrisë do ta përdorim për trajtim të pacientëve me koronavirus”./InLajmi/
