Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se edhe 20 inspektorë sanitarë iu shtuan luftës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Zemaj përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook tha se këta inspektorë do të mbikëqyren nga inspektorati përkatës që funksionon në Ministrinë e Shëndetësisë.
Postimi i plotë i tij:
Kapacitetet tona po rriten.
Edhe 20 inspektorë sanitar iu shtuan luftës kundër Covid-19.
Këta do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën.
Do të mbikëqyrën nga inspektorati përkatës që funksionon në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në vijim do të fillojnë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës.
Kjo po bëhet në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër pandemisë Covid-19.
Inspektorët e rinj do të kryejnë inspektime sanitare, kontrolle për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, higjienës së ushqimit, përpunimit, tregtimit, paketimit, ripaketimit, deponimit, transportimit të ushqimit.
Do të zbatojnë legjislacionin për Parandalimin dhe luftimin e Sëmundjeve ngjitëse.
Do të inspektojnë institucionet publike dhe private, produktet ushqimore dhe jo ushqimore; shtesat dhe aditivët në ushqim; higjienën në institucione publike dhe private; ujin për pije, pijet freskuese dhe joalkoolike; subjektet afariste të cilat merren me ushqim, përfshirë edhe zbatimin e parimeve të sistemit HACCP për kontrollin e ushqimit; objektet hoteliere.
Do të japin pëlqime sanitare për kushtet sanitaro – teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së lejeve ndërtimore për objektet.
Ju lutemi respektoni masat mbrojtëse!
Vendosni maskat!
Ruajeni distancën!
Mbajeni higjienën personale e kolektive!/InLajmi/
