Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate ka njoftuar se të mërkurën mbyllet për qarkullim rruga “Ilaz Kodra”, përcjell InLajmi.
Rruga “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini” (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 15 Korrik prej orës 07:00 – 17:00.
Në këtë kohë do të kryehen punimet në asfaltimin e kësaj rruge./InLajmi/