Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendime për masat që do të ndërmerren në funksion të luftimit dhe parandalimit e koronavirusit, përcjell InLajmi.
Në kuadër të këtyre masave, Qeveria ka paraparë të pezullojë veprimtarinë e çerdheve publike e private.
“Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./InLajmi/