Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë me Ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, përcjell InLajmi.
Haradinaj-Stublla ka theksuar se Kosova është mirënjohëse për angazhimin e Çekisë në mbështetje të konsolidimit ndërkombëtar, në procesin e integrimeve Euro-Atlantike si dhe në proceset e demokratizimit dhe rimëkëmbjes së vendit.
“Kosova dhe Republika Çeke, kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale dhe se avancimi i këtij partneriteti politik dhe diplomatik, është në interes dypalësh”./InLajmi/