Qeveria sot ka marrë disa vendime të reja, lidhur me masat për luftimin e koronavirusit, pas rritjes enorme të qytetarëve të infektuar, përcjell InLajmi.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se masat e reja që janë ndërmarrë nga qeveria janë mbyllja e çerdheve, mbyllja e fitneseve, tregjet e kafshëve dhe automjeteve, pezullimi i ceremonive fetare dhe ndalimi i grumbullimit të më shumë se 5 personave në sheshet publike dhe parqe.
Ndërsa të moshuarit dhe me sëmundje kronike, mund të dalin vetëm në mëngjes 05-10, dhe 18-21.
Postimi i plotë i tij:
Sapo kemi pranuar vendimet e qeverisë me masat që janë ndërmarr.
- Maskat janë obligative tash e tutje
- Orari i qarkullimit mbetet i njejtë 05-21
- Mbyllen çerdhet
- Nuk lejohen aktivitetet kulturore sportive e rekreative në hapësira të mbyllura (lojët, gym-at)
- Mbyllen tregjet e kafsheve dhe automjeteve
- Pezullohen ceremonitë fetare
- Ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshet publike dhe parqe
- Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin vetëm në mëngjes 05-10, dhe 18-21
Meqenëse edhe ne si komunë vendimet i kemi marr sot do të mundohemi që ti shpjegojmë dhe thjeshtojmë për ju si qytetarë për ta bërë implementimin e tyre më të lehtë./InLajmi/