Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, para nisjes për në Hagë ku do të intervistohet ka bërë homazhe tek ish-presidenti Ibrahim Rugova, përcjell InLajmi.
Thaçi tha se sot më shumë se kurrë duhet mësimi i urtësisë së presidentit Rugova dhe respektimi i gjakut të derdhur për Kosovën.
Ai theksoi se me respektin për presidentin Rugova dhe të gjithë atyre që dhanë jetën, do të niset për në Dhomat e Specializuara, për të cilat theksoi se i krijuan vetë si vendim strategjik, besim dhe respekt ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës , NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Kreu i shtetit të Kosovës beson se nga atje do të kthehet i pastër, duke vërtetuar edhe pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij.
Postimi i plotë i tij:
Nderim e mirënjohje gjithmonë Presidentit të parë të Kosovës, si dhe gjithë atyre që i dhanë jetë rezistencës paqësore në fillim dhe asaj të armatosur deri në fund. Në historinë e formimit të shteteve në botë, Kosova hyn në rastet e rralla që rrugën e formësimit të shtetit e nisi nga ideja e rezistencës paqësore dhe e mbylli në istikamet e luftës së armatosur. HTH/InLajmi/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/897931847340892/