Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka reaguar pas paralajmërimit të masave të reja shtrënguese për luftimin e përhapjes së koronavirusit, në kohën kur vendi po përballet me rritje të rasteve të reja, përcjell InLajmi.
Në një postim në Facebook, Abazi shkruan se Qeveria Hoti është ilegjitime dhe se me paralajmërimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ajo është vënë në shërbim të presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte kërkuar një gjë të tillë në muajin mars.
Postimi i plotë i tij:
Qytetarët duhet të marrin masa rigoroze ndaj qeverisë Koti që është e paaftë, jolegjitime, kuislinge dhe servile. “Të pabesit nuk i zihet besë”
Këta janë një grumbull qyqarësh që me gënjeshtra e kanë rrëzuar qeverinë, me paftyrësi po bëjnë të kundërtën e asaj çfarë kanë premtuar dhe tani duke tentuar të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, gjithë qeverinë e kanë kthyer në shërbim të Thaçit.
Njëherë servil, gjithëmonë servil!/InLajmi/