Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është revoltuar pas rasteve të fundit me koronavirus duke thënë se përgjegjësia i takon secilit jo vetëm Qeverisë, përcjell InLajmi.
Ai tha se më dhemb shpirti ta shoh Kosovën të mbyllur, sepse ne jemi shtet demokratik, por sipas tij virusi po e rëndon situatën.
Postimi i plotë i tij:
Secili sytë te Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria.
Ju po harroni se s’po vendosni maskën.
S’po respektoni rregullat antivirus.
S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa që të disiplinoheni.
Si shoqëri, qytetarë, familjarë, individë, ti je përgjegjës të mos e çon virusin në shtëpi.
Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur.
Virusi rëndon gjendjen e popullatës (rrezikon shëndetin, shqetëson secilin, çrregullon ekonominë dhe çmimet e ushqimeve, humbje të vendeve të punës, rrit varfërinë).
Rrit krimin (shton vjedhjen, dëmton rendin publik).
Hileqarët e shfrytëzojnë për grumbullime njerëzish në rrugë ku shtohen infeksionet.
Rrit kërkesën për ndihma sociale, vë në pikëpyetje hapjen e kufijve, hapjen e shkollave që funksionojnë edhe gjatë kësaj kohe.
Mund të rris pakënaqësinë e secilit.
Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Nuk jemi qeveri represive, por shtet demokratik.
Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur.
Vendos maskën!
Mbaje higjienën!
Respekto rregullat!
Mos u Shliro edhe ti je përgjegjës!/InLajmi/