Mikrobiologu Lul Raka ka komentuar mundësinë e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme duke renditur të mirat dhe të këqijat që mund të sjellë kjo masë, përcjell InLajmi.
Raka ka thënë se reagimi nuk duhet të jetë reaktiv dhe vendimit politik duhet t’i paraprijë qasja shkencore.
Sipas Lul Rakës, pasojat e Gjendjes së Jashtëzakonshme me izolim total janë të rënda, duke filluar nga Shkatërrimi i ekonomisë, Shkatërrohet shëndeti metal me dhunë përcjellëse në familje,
Mundësia e reagimit popullor (demonstratat), Gjendja e jashtëzakonshme lë në hije të gjithë sektorët tjerë të shëndetësisë, që po ashtu, janë vital për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarit, Fatura e izolimit total është shumë më e lartë dhe është opcini i fundit nga të gjithë skenarët e mundshëm.
Lul Raka thotë se strategjia më e lehtë është “TË GJITHË ME MASKA”. Ai konsideron se shteti duhet të shpërndajë maska shumëpërdorimëshe tek qytetarët e Kosovës dhe kjo të bëhet obligative./InLajmi/