• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 2 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Deklaratë e konferencës së rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës

J G nga J G
11 July 2020
në Kosovë
0 0
0
Deklaratë e konferencës së rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës
4
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, në mbledhjen virtuale mbajtur më 10 korrik 2020, ku morën pjesë Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, kryesues, Prof. Dr. Marjan Demaj, Prof. Dr. Alush Musaj, Prof. Dr. Fadil Millaku, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Miratoi këtë deklaratë.

Konferenca e rektorëve konstaton se Kosova po kalon një fazë shumë të rëndësishme në rrugën e vet të shtetndërtimit. Janë disa faktorë potencialë që e vështirësojnë këtë proces, si: mosuniteti dhe armiqësia e klasës politike edhe në çështjet me interes nacional; epidemia Covid 19; bashkëveprimi i politikës së Kosovës me SHBA dhe BE; politizimi i Gjykatës Speciale të Hagës etj. Pasojat e këtyre politikave tashmë kanë filluar të shihen.

Mosvotimi i marrëveshjeve financiare ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast Kosova humbë shumë, është vetëm një tregues i këtyre dështimeve. Konferenca e Rektorëve thekson se klasa politike e Kosovës duhet të akordojë një politikë nacionale të Kosovës dhe të mos e bëjë atë politikë viktimë të luftës për pushtet.

Për çështjet me interes nacional, si është çështja e dialogut me Serbinë, bashkëveprimi i politikave m SHBA dhe BE, strategjia anti-Covid 19, mbrojtja e shqiptarëve në Serbi etj., duhet të krijojë një platformë të përbashkët, të cilën do ta mbrojë secila parti dhe secili institucion. Qeveria, Kuvendi i Kosovës dhe opozita, pavarësisht prej dallimeve politike, duhet të ulen në një tryezë të rrumbullakët dhe të përkufizojnë cilat janë çështjet themelore të interesit nacional dhe të angazhohen të njëjtat t’i zhvillojnë e t’i mbrojnë. Klasa e sotme politike duhet të inspirohet në përvojën e bashkërenditjes së interesave nacionale në vitet 2005-2008, nga fillimi i procesit të pavarësisë e deri te shpallja e pavarësisë.

Epidemia Covid 19 është shndërruar në problem nacional dhe botëror, ndërsa qeveria dhe agjencitë e tjera qeveritare ende janë duke e trajtuar ad hoc. Ende nuk ka një strategji anti-Covid 19. Nuk mjafton vetëm një ligj, por duhet hapur një debat të thellë e të gjerë të ekspertëve për masat që duhet ndërmarrë qeveria dhe shoqëria për t’u mbrojtur nga ky armik i madh dhe më i përhershëm se sa është menduar.

Konferenca e Rektorëve fton klasën politike që të intensifikojë takimet dhe akordimin e politikave nacionale të Kosovës me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe. Republika e Kosovës është krijuar dhe ka pasur sukses falë këtij koordinimi. Çdo devijim a mënjanim nga kjo rrugë është i dëmshëm për Kosovën. Kuvendi i Kosovës ka themeluar Gjykatën Speciale për krimet e luftës në Kosovë (2015) për të zbardhë dhe dënuar krimet e pretenduara të luftës në Kosovë. Kohët e fundit me të drejtë qytetarët janë shqetësuar për politizim të kësaj gjykate, sidomos me rastin e publikimit të emrave të të akuzuarve nga propozim-aktakuza e pakonfirmuar.

Ne besojmë te drejtësia ndërkombëtare, ashtu si kemi besuar në dekadat e fundit, ne besojmë se kjo gjykatë do të qartësojë pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK, në njërën, dhe do të markojë krimet masive të ushtrisë dhe forcave policore e paramilitare serbe në Kosovë. Konferenca e Rektorëve është e gatshme të mbështesë, të inkurajojë, të ndihmojë klasën politike dhe agjencitë qeveritare të Kosovës me ekspertë për secilin prej problemeve të theksuara në drejtim të ruajtjes dhe zhvillimit të procesit shëndetësor, politik e ekonomik të Kosovës./InLajmi/

Tags: Bajram KosumiMarjan DemajUP
Postimi i mëparshëm

Mitrovicë, ndërron jetë një person në aksident trafiku

Postimi tjetër

Pacolli për Musliun: Po më inçizon tërë kohën dhe më shantazhon

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta
Kosovë

Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta

1 August 2025
Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin
Kosovë

Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin

1 August 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Gjatë tërë ditës pritet të mbajë mot me diell

1 August 2025
2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë
Kosovë

2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

31 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë
Kosovë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Postimi tjetër
Pacolli për Musliun: Po më inçizon tërë kohën dhe më shantazhon

Pacolli për Musliun: Po më inçizon tërë kohën dhe më shantazhon

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu