Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se që nga fillimi i pandemisë AKK-ja ka monitoruar dhe avokuar tek ndërmarrjet e mëdha rreth ngritjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore, farmaceutike dhe biletave të aviokompanive, përcjell InLajmi.
Sipas tij, gjatë pandemisë ky autoritet ka arritur që të mbrojë xhepin e konsumatorit dhe të qytetarit dhe të zbusin panikun e qytetarëve rreth mungesës së produkteve bazë ushqimore.
Postimi i plotë i tij:
Që nga fillimi i pandemisë, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka monitoruar dhe avokuar tek ndërmarrjet e mëdha rreth ngritjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore, farmaceutike dhe biletave të aviokompanive.
Veprimet e Autoritetit kanë qënë në përputhje të plotë me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës dhe praktikave më të mira evropiane rreth menaxhimit të luhatjeve rapide të çmimeve.
E them me përgjegjësi të plotë, se kemi arritur ta mbrojmë gjepin e konsumatorit dhe të qytetarit, e them me përgjegjësi të plotë se kemi arritur që ta zbusim panikun e qytetarëve rreth mungesës së produkteve bazë ushqimore, e them me përgjegjësi të plotë se kemi ndërmarr hapat e nevojshëm për t’i udhëzuar, edukuar dhe diciplinuar ndërmarrjet e mëdha rreth ngritjes rapide të çmimeve dhe e them me përgjegjësi të plotë se ndërmarrjet tona kanë qenë koshiente, të kujdesshme dhe të respektueshme ndaj thirrjeve tona.
Gjë që dua t’i falenderoj publikisht ato.
Për ato që nuk kanë qenë në një linjë me thirrjet e tona, Autoriteti ka ndërmarrë hapa pak më rigoroz ndaj tyre, e gjithë kjo në funksion të mbrojtjës së ligjit dhe interesit qytetarë./InLajmi/