Kreu i LDK-së Isa Mustafa konfirmoi se sot ka rezultuar pozitiv me koronaviurs, e pas kësaj ka reaguar kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, përcjell InLajmi.
Ai iu uroi shërim të shpejtë duke thënë se ata që ia duan vdekjen dikujt, nuk kanë edukim.
Postimi i tij i plotë:
Sapo mora lajmin se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë pozitiv në COVID-19. Nga zemra i uroj shërim të shpejtë. Në të njëjtën kohë nuk mundem pa shkruar për disa nga komentet e mbrapshta dhe çnjerëzore për shëndetin e tij të disa individëve. Pavarësisht bindjës politike, ne jemi shqiptar dhe duhet të solidarizohem me njëri-tjetrin. Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm./InLajmi/