Nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci ka uruar shëndet të mirë për secilin, shërim të shpejtë e sa më të lehtë për të gjithë të prekurit nga Covid19, përcjell InLajmi.
Ajo tha se po ndjehem keq dhe e shqetësuar pas secilit lajm për rastet e reja dhe sidomos për viktimat, besoj njejtë sikur secili nga ju.
Postimi i plotë i saj:
Uroj shëndet të mirë për secilin, shërim të shpejtë e sa më të lehtë për të gjithë të prekurit nga Covid19!
Po ndjehem keq dhe e shqetësuar pas secilit lajm për rastet e reja dhe sidomos për viktimat, besoj njejtë sikur secili nga ju.
Kujdesuni për veten e për familjet të dashur miq!
Ndonëse politika ka ndikim në jetën e secilit, ne duhet të ruajmë njerëzoren tek vetvetja dhe të sigurohemi që të jemi të kujdesshëm e vëmendshëm në secilin vendim tonin, përfshi dhe të drejtën e zgjedhjes e atë të të mbajturit përgjegjës të të zgjedhurve tanë.
Është fakt se në kohën e Qeverisë Kurti, me Ministër tē shëndetësisë Arben Vitia menagjimi i pandemisë ka qenë pakrahasimisht më i mirë.
Fatkeqësisht gjithnjë ka të tillë që interesin personal e partiak e kanë mbi atë qytetarë e të përgjithshëm, andaj dhe e rrëzuan Qeverinë Kurti në kohë pandemie. I pamundësuan qytetarëve tē Kosovës që të kenë një ministër kompetent e njerëzor siç ishte Arben Vitia, ministri më i mirë që kemi pasur ndonjëherë, e kjo vetëm për shkak të egove personale e ambicieve partiake.
Situata është kjo që e dimë e jetojmë të gjithë. Në kohë pandemie në Kosovë u rrëzua Qeveria dhe tash ka një Qeveri jolegjitime, fatkeqēsisht situata me pandeminë po përkeqësohet secilën ditë e më shumë.
Do kemi mundësi të reflektojmë shumë shpejtë, në mënyrë demokratike, me votë për veprimet e secilit.
Ajo që është më e rëndësishmja tani është kujdesi për veten por edhe për publiken.
Ruani shëndetin dhe njerëzoren!/InLajmi/