Urologu Bashkim Gllareva, i cili u bë i njohur si mjeku i presidentit Hashim Thaqi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Gllareva ka deklaruar se përkundër infeksionit, me shëndet është relativisht mirë dhe nuk ka ndonjë shqetësim të madh.
“Lutem qe askujt nuk ja kam transmetuar, gjithë ashtu shfrytëzoj rastin te ju lusë, percjellni simptomet, kjo vlen per kontaktet e ditëve te fundit me mua. Vazhdimisht kam qen i mbrojtur dhe duke respektuar masat, megjithatë kujdes!”, ka deklaruar Gllareva.
Urologu bashkë me dy kolegë të tij Dr. Sabit Mehmetin dhe Dr. Fahredin Veselaj, kanë trajtuar Presidentin Hashim Thaqi para disa muajsh me një intervenim duke ia hequr një gurë nga veshka.
Postimi i plotë i tij:
Te nderuar miq,
Ju njoftoj qe sapo mora lajmin COVID-19 pozitiv, po ashtu ju njoftoj qe me shëndet jam realitivisht mir.
Lutem qe askujt nuk ja kam transmetuar, gjithë ashtu shfrytëzoj rastin te ju lusë, percjellni simptomet, kjo vlen per kontaktet e ditëve te fundit me mua.
Vazhdimisht kam qen i mbrojtur dhe duke respektuar masat, me gjithatë kujdes!
Shëndet per ju dhe familjet tuaja!/InLajmi/