Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 08.07.2020, rreth orës 12:15, është raportuar rasti i vjedhjes së një biçiklete në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.
“Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, si rezultat i një hetimi intensiv, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje’’’.
Arrestimi i personit të dyshuar N.M., 18-vjeçar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara, ku gjatë intervistimit i dyshuari në fjalë ka pranuar që ka kryer edhe disa raste vjedhje të tjera. Si dëshmi janë siguruar, deri më tani, tri biçikleta”, thuhet në njoftim.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar për procedurë të rregulltë./InLajmi/