Gjermania i ka dhuruar Kosovës 6 000 teste për diagnostikimin e Coronavirusit, raporton InLajmi.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, bëri thirrje për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit.
“Janë 6 000 teste, që mendoj se do t’ju dalin në ndihmë në këtë fazë”.
“Ne mund t’ju mbështesim vetëm nëse ka veprime nga qeveria dhe populli. Secili duhet t’i respektojë rregullat që janë vendosur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”.
“Maska nuk është shenjë e dobësisë, por shenjë e respektimit të personit pranë jush”.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se ndihma e Gjermanisë është e mirëseardhur.
Sipas tij, Kosova qëndron mirë me furnizimet me teste.
Ai paralajmëroi se edhe spitali i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të shfrytëzohet për trajtimin e pacientëve me koronavirus./InLajmi/