
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas komenteve bizare që u bënë në postimin ku kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, përcjell InLajmi.


Sipas tij, kundërshtari politik mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi.
Postimi i tij i plotë:
Edhe për Covid edhe për Hagë nuk po mund të paramendoj se dikush mund ti uroj vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për shkak se e ka kundërshtar politik. Nuk po them se secili duhet të brengoset për shëndetin e Isa Mustafes, por mosbrengosja dallon prej urimit për më vdek prej sëmundjes. Kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi.

Zotit Mustafa dhe të tjerëve të prekur nga virusi ju uroj shërim të shpejtë!/InLajmi/