Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën e Kuvendit e ka pyetur kryeministrin Hoti se me çfarë platforme po shkon në dialog me Aleksandër Vuçiqin.
Ai po ashtu ka thënë se nuk dihet a po shkon Hoti për një plan për marrëveshje apo me një plan që tashmë e kanë bërë të tjerët.
“Hoti po duket se është bërë gati që të niset ne takime me Vuçiqin. Por nuk dihet a po shkon për një plan për marrëveshje apo me një plan që tashmë e kanë bërë të tjerët. Pyetje është se ku je nisur kështu. Ku po shkon pa lejen e Kuvendit dhe pa platformë, pa ekip e pa plan. A e dini ju Z.Hoti se ku po shkoni dhe pse po shkoni. Nëse jo, atëherë pse po shkoni, nëse po pse s’po na tregoni? Sidomos kur tani ish këshilltari i Donald Trump, Z. Bolton e sqaroi se ka një plan të ndarjes dhe shkëmbimit të territorit mes Thaçit e Vuçiqit”, ka thënë Selimi./InLajmi/