Ferizaj gjatë ditës së djeshme ka shënuar 55 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e rasteve aktive në 177.
Burime brenda spitalit të Metros mësojnë se 25 nga këto raste janë në Spitalin e Përgjithshëm në këtë qytet. Ata janë 8 mjekë specialistë, 13 infermierë dhe 4 zyrtarë të tjerë.
Në Ferizaj aktualisht janë duke u trajtuar 13 pacientë, nga ta 11 me oksigjenoterapi.
Në Ferizaj gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 55 raste të reja, duke çuar totalin në 177 raste aktive.
“Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 55 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 177 numrin e rasteve aktive. Shërim të shpejtë të infektuarve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.
Ndërsa ndaj këtyre shifrave ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune Agim Aliu, i cili e qujati atë ‘rekord i frikshëm.