Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Propozim vendimin për t’i proceduar Kuvendit të Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Koronavirusit në territorin e Republikës së Kosovës, raporton InLajmi.
Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, deklaroi se Gjykata Kushtetuese parasheh ligjin për sëmundjet ngjitëse, prandaj siç tha ai është e panevojshme ligji për luftimin e pandemisë.
“Qeveria nuk e mbështet nismën nga disa deputetë për kufizimin e lirive. E vlerëson të panevojshëm themelimin e ligjit për luftimin e pandemisë. Kushtetuesja ka ligje të veçanta për luftimin e pandemisë”.
Qeveria miratoi po ashtu edhe propozimi i vendimit për t’i proceduar Kuvendit të Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Masat e Përkohshme për të Lehtësuar Efektin e Pandemisë Covid-19.
Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, deklaroi se Qeveria ka dërguar në Kuvend Projektligjin për buxhet që përfshin edhe planin për rimëkëmbjen ekonomike.
“Qeveria vlerëson se tashmë janë ndërmarr veprime konkrete të nismës legjislative. Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2020 më 385 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike”.
“MF-ja po punon në projektligjin pas pandemisë për ekonominë”, u shpreh ai.
Qeveria e Kosovës ka shtyrë themelimin e Komitetit Ndërministror për Përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz./InLajmi/