Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër me datën 9 korrik dhe 10 korrik, nuk do të punojnë zyret e Drejtorisë së Kadastrit, pasi që do të testohet stafi nëse janë të prekur apo jo me Covid-19, përcjell InLajmi.
Bëhet e ditur se do të punojnë vetëm sportelet për t’i pranuar kërkesat e qytetarëve.
Njoftimi i plotë:
Të Enjten, 9 Korrik dhe të Premten, 10 Korrik, zyret e Drejtorisë së Kadastrit nuk do të punojnë për shkak të testimit të stafit për COVID-19. Do të punojnë vetëm sportelet që do të i pranojnë kërkesat e qytetarëve.
Vegëza: https://bit.ly/2O8E8ls
Ju falemnderit për mirëkuptimin!
Drejtoria e Kadastrit./InLajmi/