Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas një qëndrimi publik të Listës Serbe në të cilin thuhet se serbët në Kosovë do të respektojnë të gjitha masat e vendosura nga shtetit i Serbisë për parandalimin e pandemisë COVID-19.
Osmani në një reagim të sajin në twitter ka thënë se edhe nëse lihen anash masat për COVID-19, një thirrje e tillë e Listës Serbe për mbështetjen e pozicioneve të Serbisë politikisht e diplomatikisht është një thirrje kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.
“Me fjalët e tyre, ata do “mbështesin Vuçiqin në luftën e tij për Kosovën dhe Metohinë” ”, ka shkruar Osmani tutje , përcjell EO.
Ajo në reagimin e saj gjithashtu ka kujtuar se Lista Serbe është edhe partner i qeverisë së Kosovës që drejtohet nga Avdullah Hoti.