Lajmi për inicimin e aktakuzës nga Prokurori i Gjykatës Speciale ndaj presidentit të RKS, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK, Kadri Veseli, padyshim që tronditi thellë ndërgjegjen e çdo shqiptari., përcjell InLajmi.
Dy protagonistët kryesor të krijimit të UÇK, luftëtar të devotshëm të lirisë por edhe ndërtues të paqes mes dy vendeve në konflikt, në asnjë mënyrë nuk munden të jenë pjesëmarrës të çfarëdo veprimi i cili mund të klasifikohen, krim i luftës.
Kryesia por edhe anëtarësia e gjerë e Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane, me shqetësim të madh po i përcjellë ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me kërkesën për ngritje të aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK, Kadri Veseli, duke shprehur indinjatë të thellë me padrejtësitë e përsëritura ndaj luftës së drejtë çlirimtare të UÇK dhe protagonistëve të sajë kryesor, disa prej të cilëve në proceset gjyqësore ndërkombëtare dëshmuan pafajësinë e tyre dhe u shpallën të pafajshëm. Ne besojmë fuqishëm që gjykata speciale do e hedhë si të pabazuar në fakte dhe dëshmi kërkesën e prokurorit për ngritje të aktakuzës, duke qenë të sigurt në pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK por edhe të bindur në pastërtinë e veprimeve të presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK, zotëri Veseli.
Kësaj bindjeje i shtojmë edhe kërkesën tonë ndaj gjithë spektrit politik por edhe ndaj popullatës së Kosovës që të tregojnë unitet e bashkëpunim, duke i lënë anash të gjitha dallimet qofshin ato personale apo partiake, deri në tejkalim të situatës e cila e ka vu në rrezik para së gjithash situatën e sigurisë nacionale.
Të bindur në fitoren e radhës ndaj akuzave të cilat çlirimtarët mundohen ti paraqesin si kriminel, ne UBSHGJ, shprehim konsideratën tonë të lartë për gjithë luftëtarët e lirisë dhe luftën e drejtë të UÇK. Nazmi Viqa kryetar i UBSHG./InLajmi/