Deputetja më e zëshme e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha duke i thënë se kujfijtë e Kosovës nuk mund t’i shpëtoi ai, përcjell InLajmi.
Musliu deklaratat e Berishës i ka quajtur të nevëritshme dhe të gërditshme dhe se ai është një kufomë politike.
Ajo ka thënë se emri i Presidentit Thaçi është ushqim ushqim për mbijetesë për disa politikanë në Kosovë.
Postimi i plotë i saj:
E di qe në këtë kohë kur po përballemi me dy goditje të rënda siç janë; pandemia në njëren anë dhe gjykata speciale në anën tjetër, nuk është koha aspak te merrem me një kufomë politike siç është Sali Berisha, por llomotitjet e tij janë te neveritshme dhe shumë të gërrditshme.
Nëse kufijtë e Kosovës kanë mbetë me i shpëtu ti z.Berisha vajhalli për Kosovën! E ke pas rastin në 1999 çfarë bëre???
Emri i Presidentit Thaçi vërtetë është ushqim për mbijetesë për disa politikanë në Kosovë por nuk do të shërbej edhe për të ngjallur kufomat politike në Shqipëri. /InLajmi/