Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris kur pritet të takohet me presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për medie nga Zyra e Kryeministrit.
Në njoftim thuhet se pritja zyrtare që do t’i bëhet Hotit, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike.
Njoftimi i plotë i tij:
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron.
Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike./InLajmi/