Leotrim Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit te grupmoshat e reja te FC Prishtina, duke shtuar se vendimi nuk ishte aspak i lehtë përcjell InLajmi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë trajneri përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook.
Krasniqi ka thënë se dorëheqje ka dhënë me vetëdeshirë, pavarësisht se vendimi nuk ishte i lehtë, duke shtuar se tani është në kërkim të sfidave të reja.
“Familjar e shoqeri , nuk do te jem me pjese e FC Prishtines , po largohem me vetedeshire dhe me kry lart , me bindjen qe kom dhon gjitheçka nga vetja qe fanella e Prishtines te perfaqsohet me dinjitet e perkushtim , qe fanella e Prishtines te bartet vetëm nga ata qe e meritojn dhe e djersitin atë .
Duke besuar qe ne Prishtine kom sjell diciplinë , koncept te punes dhe te lojes , po largona me ftyre dhe ndergjegje te paster , duke e ruajt nderin dhe profesionalizmin edhe ne situata shpesh her te veshtira per te mos u nenshtruar asnjeher .
Nese diqka me mban gjalle ne çdo sfide te jetes osht te mbes i pastert sepse rruge tjeter per te arritur sukses perveç punes nuk do te ndjeki kurr ne kurriz te askujt .
Largohem nga klubi ne nje vendim jo te leht per t’u marrur per t’kerkuar sfida te reja duke iu falenderuar te gjithe futbollisteve qe punuam se bashku , kolegeve trener , kordinatorit te shkolles dhe klubit FC Prishtina per mundesin te jem pjese e klubit qe te vazhdoj te ritem si trener ne keto vite”. /InLajmi/