Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar popullin amerikan pë përvjetorin e pvarësisë së SHBA-ve, përcjell InLajmi.
Ai ka shtuar se sot Shtetet e Bashkuara shënojnë 244 vjetorin e fitores.
I pari i AAK-së tha se nën udhëheqjen e presidentit Xhorxh Uashington, pas luftës së gjatë e me shumë sakrifica, u lind shteti që sot ka armatën dhe ekonominë më të fuqishme në glob, për shkak se të tillë e ka edhe demokracinë.
Postimi i plotë i tij:
Sot Shtetet e Bashkuara shënojnë 244 vjetorin e fitores. Nën udhëheqjen e presidentit Xhorxh Uashington, pas luftës së gjatë e me shumë sakrifica, u lind shteti që sot ka armatën dhe ekonominë më të fuqishme në glob, për shkak se të tillë e ka edhe demokracinë. Për atë edhe quhet Toka e të Lirëve. Që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët. Festojmë me miqtë tanë, sepse drejtësia amerikane dhe ndihma e saj në kohët më të vështira ishin vendimtare për fatin e popullit tonë. Amerikë, urime Dita e Pavarësisë! /InLajmi/