Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar 30 vjetorin e deklaratës së 2 korrikut 1990, përcjell InLjami.
Hoti përmes një postimi në rrjetin social- Facebook, ka thënë se miratimi i kësaj deklarate ishte akt themeltar për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar.
Postimi i plotë i tij:
Urime 30-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut!
Sot i urova delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990 për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën Kosova shpallej njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.
Miratimi i kësaj deklarate ishte pa dyshim një akt themeltarë, me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar!/InLajmi/