Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se deri tani numri total i rasteve pozitive është 2,991 raste nga 24,046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, përcjell InLajmi.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1,644 raste, kurse raste aktive 1,293.
Pas rritjes së rasteve aktive edhe Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë.
Ndër këto masa janë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre më punë nga shtëpia, përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin, të mbyllen zyrat apo njësitet në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive, kontaktet e rasteve pozitive duhet të vetë-izolohen për 14 ditë./InLajmi/




















