Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim me Sindikatat e Sektorit Publik, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë Ligjin për Paga, raporton InLajmi.
Pas këtij takimi, shefi i Qeverisë tha se në koordinim më këto sindikata do ta bëjnë një ligj e ta dërgojnë për procedim në Kuvend.
“Shqetësimin që ata e kanë në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave sepse konsideroj se vendimet e Gjykatës nuk komentohen por pranohen”.
“Ne u dakorduam që qeveria të fillojë ta dërgojë në Kuvend, Ligjin për Paga sa më shpejt. Në grupin punues do të jenë të gjithë sindikatat”.
“Pra zotimi jonë është që sa më shpejtë ta procedojmë sa më shpejtë në Kuvend. Do të kemi mundësi që t’i adresojmë ato kërkesa që i kanë si sindikatë, dhe po e shprehim zotimin tonë si Qeveri se do të mundohemi që brenda mundësive tona t’i adresojmë nevojat më urgjente të sektorit publik”, tha Hoti.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave./InLajmi/