Deputeti i Legjislaturës së VII të Kuvendi të Kosovës do të vuajë dënimin e tij duke qëndruar në burg. Ai kishte vendosur të apelonte vendimin, por duket se kërkesa e tij ka rezultuar pa sukses në Gjykatën e Apelit.
Sipas vlerësimit të Kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë, drejtë ka vlerësuar se kërkesa e mbrojtësit të dënuarit për shtyrje të dënimit, në rastin konkret, është e palejuar, për shkak se nga shkresat e lëndës shihet se të dënuarit me parë, i është lejuar shtyrja e vuajtjes së dënimit dy herë, për nga 2 (dy) muaj, përcjell Periskopi.
Ndërsa tani i dënuari nëpërmjet mbrojtësit të tij ka paraqitur për të tretën herë kërkesë”, shkruhet në arsyetimin e vendimit të Apelit, teksa shtohet se e drejta për ta kërkuar shtyrjen e vuajtjes së dënimit tashmë është konsumuar.