Rastet pozitive me koronavirus në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta, përcjell InLajmi.
Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me këtë virus, në IKSHPK janë testuar 23.780 persona, ku pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 2.878 persona, kurse 51 kanë përfunduar me fatalitet.
Janë shëruar 1.577 pacientë, ndërsa 1.250 raste mbeten aktive.
“Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese Sot më 30 qershor 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Kryeministri Avdullah Hoti, por edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë paralajmëruar kthimin e masave, nëse rastet vazhdojnë të shënojnë rritje./InLajmi/