Organizata YMCA dhe SIT, kanë prezantuar rezultatet e hulumtimit të bërë në Ballkanin Perëndimor mbi përfshirjen e lëndës për aftësi për jetë në shkolla të mesme, raporton InLajmi.
Rron Rama vullnetar i klubit “Bonu burrë”, tha se në Kosovë janë intervistuar rreth 700 të rinj ku iu është bërë pyetja se a është e nevojshme lënda aftësi për jetë.
Ai tha se 99% e të rinjve kanë qenë pro që kjo lëndë të futet në shkollë.
“Këtë aktivitet që e kemi bë është paraqitja e hulumtimit i komplet Ballkanit Perëndimor dhe në Kosovë janë intervistuar rreth 700 të rinj dhe ju është bërë pyetja se a është e nevojshme të inkuadrohet lënda aftësi për jetë në kurrikulën e shkollës dhe prej 700 të rinjve ka pas numër tash që ta shtyjnë përpara këtë iniciativ”.
“Ky hulumtim u bë në vitin 2019, por për shkak të situatës së ndodhi tash është publikuar. Ka pas shumë interesim prej të rinjve dhe ata kanë treguar se 99% e tyre kanë qenë pro që kjo lëndë të jetë në kurrikulën e shkollës dhe ne e kemi për synim barazinë gjinore, para ndalimin e dhunës, ekstremizmit dhe radikalizmit”./InLajmi/