Dyshja e famshme, Getoar Selimi dhe Majk kanë publikuar projektin e ri muzikor me titull “Je t’aime”.
Këtë këngë, dy reperët e sollën të vizualizuar edhe me videoklip, në të cilin sjellin disa skena interesante, të cilat nuk i kemi parë në projektet e mëparshme të tyre.
Për tekstin janë kujdesur Geti dhe Majk, muzikën e bëri Geti bashkë me Alandyn, kurse videoklipi është punuar nga Entermedia.
Si duket edhe kjo verë do të jetë e dy artistave./InLajmi/