Në afërsi të Postës dhe Telekomit të Kosovës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë para pak çastesh ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në mes të dy veturave.
Nga fotografitë që i ka siguruar Reporteri.net shihet numër i madh i policëve që kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve gjuajtja ka ndodhur në mes të dy veturave.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.